Menaxhim i plotë për pronën tuaj në Airbnb dhe Booking.
keynest kujdeset për çdo fazë të menaxhimit të pronës suaj: nga përgatitja e listimit dhe çmimet dinamike, deri te komunikimi me vizitorët, pastrimet, check-in, recensionet dhe raportet mujore.

Për pronarë që duan të fitojnë më shumë, pa u marrë me çdo detaj.
Menaxhimi i një prone me qira afatshkurtër kërkon kohë, organizim dhe prezencë të vazhdueshme. Çdo mesazh, çdo rezervim, çdo pastrim dhe çdo detaj ndikon në eksperiencën e vizitorit dhe në performancën e pronës.
keynest është zgjidhja për pronarët që duan ta vendosin pronën e tyre në tregun e qirave ditore dhe afatshkurtra, por nuk duan të merren çdo ditë me menaxhimin operativ.
Ky shërbim është ideal për apartamente në bregdet, shtëpi pushimi, vila, prona në qytet dhe për pronarë që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Nga listimi online deri te përvoja e vizitorit.
Ne nuk menaxhojmë vetëm një profil në Airbnb ose Booking. Ne kujdesemi për të gjithë procesin që e bën një pronë më tërheqëse, më të organizuar dhe më konkurruese në treg.
Krijimi dhe optimizimi i listimeve
Krijojmë dhe përmirësojmë listimet në Airbnb dhe Booking për të rritur konkurrencën dhe shikueshmërinë.
Menaxhimi i çmimeve
Çmime dinamike sipas sezonit, kërkesës dhe tendencave të tregut.
Komunikimi me vizitorët
Përgjigjemi pyetjeve dhe ndjekim çdo rezervim me kujdes.
Check-in dhe check-out
Koordinim profesional i mbërritjes dhe largimit të vizitorëve.
Koordinimi i pastrimeve
Pastrime të organizuara dhe kontroll pas çdo qëndrimi.
Monitorim dhe raporte
Raporte të qarta mujore mbi performancën dhe të ardhurat e pronës.
Një shërbim i plotë për pronën tuaj.
Shërbimi ynë kryesor është Full Management, një zgjidhje e plotë për pronarët që duan të gjenerojnë të ardhura nga prona e tyre pa u marrë me menaxhimin e përditshëm.
keynest ndjek çdo hap: përgatitjen e pronës për tregun, fotografitë, publikimin në Airbnb dhe Booking, menaxhimin e kalendarit, çmimet, komunikimin me vizitorët, koordinimin e pastrimeve dhe raportimin periodik.
Ju mbani pronësinë. Ne kujdesemi për menaxhimin.
Zgjidhja e duhur për çdo fazë të pronës suaj.
Start Setup
Për pronarë që duan ta përgatisin pronën për tregun.
- Konsulencë fillestare mbi pronën
- Analizë e potencialit
- Sugjerime për përmirësime bazë
- Organizim i fotografive profesionale
- Krijim ose optimizim i listimit
- Përgatitje e përshkrimit dhe detajeve
Full Management
Për pronarë që duan menaxhim të plotë dhe të vazhdueshëm.
- Të gjitha shërbimet e Start Setup
- Menaxhim i kalendarit
- Çmime dinamike
- Komunikim me vizitorët
- Organizim check-in/check-out
- Koordinim pastrimesh
- Menaxhim recensioni
- Optimizim i vazhdueshëm
- Raportim mujor
Premium Care
Për prona me potencial të lartë, vila dhe apartamente premium.
- Të gjitha shërbimet e Full Management
- Strategji më e avancuar çmimesh
- Kontroll më i shpeshtë i pronës
- Konsulencë për rritjen e vlerës
- Përmirësim i eksperiencës
- Mbështetje më e personalizuar
Një model i ndërtuar mbi performancën.
keynest punon me një model të bazuar në përqindje mbi të ardhurat e gjeneruara nga prona. Kjo do të thotë se interesi ynë është i lidhur drejtpërdrejt me performancën tuaj.
Sa më mirë të performojë prona, aq më shumë vlerë krijohet për të dyja palët.
Ky model na lejon të punojmë me fokus te rezultatet, kujdesi për pronën dhe rritja e të ardhurave në mënyrë të qëndrueshme.
A është prona juaj gati të gjenerojë më shumë?
Na dërgoni disa informacione bazë dhe ne do t'ju ndihmojmë të kuptoni potencialin e pronës suaj në tregun e qirave afatshkurtra.
