Keynest kujdeset për pronën tuaj sikur të ishte një hapësirë me vlerë të veçantë.
Jemi një agjenci me bazë në Vlorë, e specializuar në menaxhimin e pronave për qira afatshkurtra në Rivierën Shqiptare dhe destinacionet kryesore të Shqipërisë.

Një partner lokal për pronarë që kërkojnë më shumë siguri, rendiment dhe kujdes.
keynest lindi nga nevoja për një menaxhim më profesional, më të organizuar dhe më të kujdesshëm të pronave në tregun e qirave afatshkurtra.
Shumë pronarë kanë apartamente, vila ose shtëpi pushimi me potencial të lartë, por nuk kanë kohën, prezencën ose eksperiencën për t'i menaxhuar çdo ditë në Airbnb, Booking dhe kanale të tjera.
Pikërisht këtu hyn keynest: ne marrim përsipër menaxhimin e pronës, duke u kujdesur për prezantimin, operativën, komunikimin me vizitorët dhe optimizimin e performancës.
Pse Keynest?
keynest bashkon dy ide të thjeshta, por shumë të rëndësishme: çelësin dhe folenë.
Çelësi përfaqëson besimin që pronari na jep kur na affidon pronën. Foleja përfaqëson vlerën, kujdesin dhe potencialin që ajo pronë mund të ketë.
Për ne, çdo pronë nuk është thjesht një hapësirë për t'u dhënë me qira. Është një aset që duhet menaxhuar me kujdes, strategji dhe përgjegjësi.
Menaxhojmë çelësin, rrisim vlerën e folesë suaj.
Misioni ynë
Të ndihmojmë pronarët në Shqipëri të rrisin të ardhurat nga pronat e tyre përmes një menaxhimi profesional, transparent dhe të orientuar drejt rezultateve.
Ne synojmë ta bëjmë procesin e qirave afatshkurtra më të thjeshtë për pronarin dhe më cilësor për vizitorin.
Vlerat që udhëheqin punën tonë
Besim
Prona juaj është në duar të kujdesshme. Ne e kuptojmë rëndësinë e përgjegjësisë që merr përsipër një agjenci menaxhimi.
Kujdes për detajet
Nga fotografitë deri te komunikimi me vizitorët, çdo detaj ndikon në rezultatin final.
Performancë
Punojmë për ta bërë pronën më konkurruese dhe më tërheqëse në tregun e qirave afatshkurtra.
Transparencë
Raportimi, komunikimi dhe mënyra e punës duhet të jenë të qarta për pronarin.
Me bazë në Vlorë, me fokus në Rivierën Shqiptare.
Duke qenë të pranishëm lokalisht, ne njohim më mirë tregun, sezonet, kërkesën turistike dhe pritshmëritë e vizitorëve.
Kjo na lejon të ofrojmë një shërbim më të afërt, më të shpejtë dhe më të përshtatur për pronat në zonat bregdetare dhe urbane të Shqipërisë.
Le ta rrisim së bashku vlerën e pronës suaj.
Nëse keni një pronë në Shqipëri dhe dëshironi ta vendosni në tregun e qirave afatshkurtra, keynest mund t'ju ndihmojë të filloni me një strategji të qartë.
